• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja mbyll sezonin para kohe, mbetet tek Evertoni

29/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të mungoj për pjesën e mbetur të sezonit por nuk do të largohet nga skuadra e Evertonit.

Broja këtë sezon ka pasur vazhdimisht probleme me lëndimet, por dëmtimi i fundit që e pësoi me 4 janar kundër Aston Villas, doli të jetë fatal për 23-vjeçarin.

Shkaku i këtij lëndimi, Broja nuk do të luaj këtë sezon edhe pse deri më tani ka regjistruar vetëm 5 paraqitje për Evertonin në Premier League.

Në fakt, Broja u huazua i lënduar tek Evertoni nga Chelsea dhe arriti të rikuperohet për të debutuar këtë sezon më 4 dhjetor përpara se të dëmtohet një muaj më vonë.

Edhe pse Evertoni ishte në bisedime me Chelsean për ta ndërprerë huazimin e Brojës para kohe, është marrë vendim që sulmuesi shqiptar të mos kthehet në “Stamford Bridge”.

Broja ka kontratë me skuadrën e Chelseat deri në vitin 2028, ndërsa Evertoni kishte opsionin e blerjes së tij këtë verë për 20 milionë euro.

Next Post

Kampionati Dimëror, Relaksa Dauti dhe Muhamet Çengeli shpallen më të mirët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.