Veç Simone Inzagit, në konferencën për shtyp foli edhe Benxhamin Pavar. Ky i fundit ngriti pritshmëritë duke thënë se Interi ka si objektiv edhe trofeun e Championsit, ndërsa komentoi situatën aktuale.
Cili është ndryshimi midis Interit sezonin e kaluar dhe këtë vit? A ka më shumë ndërgjegjësim edhe në Europë? Erdha tek Interi për të fituar të gjithë titujt e mundshëm. Interi ka vite që po performon mirë dhe padyshim që Liga e Kampioneve është një objektiv, ne i përgatisim mirë ndeshjet me trajnerin dhe stafin. Këtu ka lojtarë që janë bashkë prej shumë vitesh, por edhe unë që jam prej një sezoni i kam mekanizmat të qartë.
Si ndryshon nga pikëpamja psikologjike lufta për titull me Napolin? Fatkeqësisht, nuk mund të fitosh gjithmonë me një avantazh të tillë. Këtë vit është Napoli që luan mirë dhe ka më shumë energji sepse luan vetëm një ndeshje në javë. Ne luajmë shpesh, por po marrim rezultate të mira dhe mund të jemi të barabartë në pikë.
Në këtë lloj gare, cili është sekreti për t’u përballur me ta në mënyrën më të mirë? Sinqerisht, ne e përgatisim çdo ndeshje në të njëjtën mënyrë, qoftë finale apo kundër Leçes. Kundërshtari nuk është për t’u nënvlerësuar kurrë, por nuk jam i vetmi me eksperiencë.
A është vërtet Serie A universiteti për mbrojtësit? Çfarë mësuat këtu? Nëse e krahasojmë me Ligë 1 dhe Bundesligën, është e vërtetë që është bërë shumë punë në nivelin taktik. Ne dimë si të bëjmë presion, si të punojmë në tranzicione, etj.
Nga ka lindur termi “Benxhi”? Kur isha në aeroplan me agjentët vendosa një muzikë të veçantë. Gjithçka filloi rastësisht, pastaj njerëzit filluan të më thërrisnin kështu. Gjithmonë e kam ndjekur Interin, por më kanë bërë përshtypje tifozët dhe skuadra kur luaja kundër tyre.
E konsideroni veten ndër favoritët për Ligën e kampioneve? Është shumë herët për ta thënë, le të fillojmë duke mposhtur Monakon për të qenë në tetëshen më të mirë. Ne nuk mendojmë për këtë.
PANORAMASPORT.AL