• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chiesa i dashuruar në Liverpoolin, nuk po e mendon largimin

29/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federico Chiesa mbetet një opsion për Napolin për të zëvendësuar Khvicha Kvaratskhelia, por sipas Gazzetta dello Sport, anësori italian është “i dashuruar marrëzisht” me Liverpoolin dhe Premier League.

Napoli vazhdon të kërkojë përforcime në sulm, dhe edhe pse Alejandro Garnacho i Manchester United mbetet objektivi kryesor, Partenopei po shqyrtojnë gjithashtu alternativa më të lira.

Karim Adeyemi nuk dëshiron të transferohet te Stadio Maradona, pasi synon një lëvizje në Premier League gjatë verës, ndërsa Chiesa mbetet një objektiv i vjetër i Antonio Contes, por vetë lojtari nuk është i bindur për t’u larguar nga klubi i tij aktual.

Gazzetta dello Sport raporton se Chiesa është “i dashuruar marrëzisht” me Liverpoolin dhe Premier League, ndaj nuk po e konsideron largimin nga Anfield, vetëm gjashtë muaj pasi u transferua nga Juventusi.

Reprezentuesi i Italisë pritet të jetë titullar për The Reds në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSV sonte.

Në listën e Napolit janë gjithashtu Timo Werner (Tottenham), Galeno (Porto) dhe Matias Soulé (Roma), por deri tani nuk ka negociata të avancuara për asnjërin prej tyre.

Chiesa ka regjistruar një gol dhe një asist në tetë paraqitje me Liverpoolin këtë sezon.

Next Post

Xhuntoli mbyll merkaton e Juventusit: Kemi bërë atë që kërkonim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.