Sunday, 16. August 2026
Sport

City e Parisi sigurojnë plejofin e Championsit

GS 29/01/2025 2 Min. Lesezeit

Manchester City e Paris Saint-Germaini, i kanë shpëtuar eliminimit nga faza e ligës në Ligën e Kampionëve.

Në xhiron e fundit të kësaj faze, City e Parisi kanë fituar për të siguruar vend në plejofin e Championsit.

Të mërkurën mbrëma, City mposhti 3:1 Bruggen në “Etihad Stadium” kurse PSG-ja triumfoi 4:1 në udhëtim te skuadra e Stuttgartit.

City e mbylli fazën e ligës me 11 pikë duke përfunduar I 22-ti pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, ndërsa Parisi tuboi 13 sosh dhe zuri vendin e 15-të.

Në plejofin e Championsit për një vend në 1/8 e finales, janë kualifikuar 16-të skuadra, të cilat fazën e ligës e kanë përfunduar prej pozitës 9 deri në të 24-të.

Kështu që, krahas Cityt e Parisit, në plejof kanë shkuar edhe Atalanta, Borussia Dortmundi, Real Madridi, Bayern Muncheni, Milani, PSV Eindhoveni, Benfica, Monaco, Bresti, Feyenoordi, Juventusi, Celticu, Sportingu dhe Brugge.

Në 1/8 e finales, kanë avancuar tetë skuadrat e para: Liverpooli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletico Madridi, Bayer Leverkuseni, Lille dhe Aston Villa.

Ndërkohë, prej Championsit janë eliminuar skuadrat që kanë përfunduar prej pozitës 25 deri në 36, aq sa morën pjesë në fazën e ligës.

Skuadrat e eliminuara nga Liga e Kampionëve që e ka ndryshuar formatin këtë sezon, janë: Dinamo Zagreb, Stuttgart, Shakhtar Donetsk, Bologna, Cërvena Zvezda, Sturm Graz, Sparta, Leipzig, Girona, Salzburg, Slovan Bratislava dhe Young Boys.

Rezultatet e xhiros së fundit:

Aston Villa – Celtic           4:2

Barcelona – Atalanta       2:2

Bayer L. – Sparta P.         2:0

Borussia D. – Shakhtar    3:1

Brest – Real Madrid         0:3

Dinamo Z. – Milan            2:1

Girona – Arsenal               1:2

Inter – Monaco                3:0

Lille – Feyenoord              6:1

PSV – Liverpoo                  3:2

Sporting – Bologna          1:1

Bayern M. – Slovan B.       3:1

Juventus – Benfica           0:2

Man. City – Brugge          3:1

Salzburg – Atletico M.    1:4

Sturm G. – Leipzig            1:0

Stuttgart – PSG                 1:4

Young Boys – C. Zvezda  0:1

Teilen: