• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Notat e futbollistëve shqiptarë në Champions League

30/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tre futbollistët e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, Berat Gjimshiti dhe Qazim Laçi, u aktivizuan titullarë, në duelet e fundit të grupeve të Champions-it, duke zhvilluar paraqitje dinjitoze. 

Asllani festoi me Interin, që mposhti 3-0 Monakon, teksa mesfushori shqiptar qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, duke u vlerësuar me notën 7.1, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ku spikasin 7 topa të gjatë të saktë si dhe 92 pasime po të sakta.  

Paraqitje dinjitoze edhe për Qazim Laçin, në duelin ndaj Bajern Leverkusen.

Edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-0, mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.7. Laçi fitoi 9 nga 10 duelet me kundërshtarë, krijoi 1 shans të artë shënimi, si dhe rezultoi i saktë në të gjitha driblimet.  

Për sa i përket Berat Gjimshitit, kapiteni i Kombëtares shqiptare, vuajti disi ndaj yjeve të Barcelonës, në duelin që përfundoi në barazim 2 me 2. Ai u vlerësua me notën 6.3 nga “Sofa Score”, teksa regjistroi 30 pasime të sakta, dhe fitoi 2 nga 5 duelet me kundërshtarët.

Next Post

Capello kritikon Konseisaon: Duhej guxim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.