• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkimi e Vëllaznimi, gati për aktin e dytë

30/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Basketbollistët e Vëllaznimit udhëtojnë në Prizren për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kosovës me një epërsi prej 9 pikëve, të cilën duan të mbrojnë për t’u kualifikuar në finale.

Megjithatë, ky mision i ekipit gjakovar nuk do të jetë aspak i lehtë për shkak se Bashkimi është lider në Superligë dhe po e kërkon finalen e Kupës.

Për ta bërë një gjë të tillë, Bashkimi duhet ta mposht Vëllaznimin me më shumë se nëntë pikë, pasi ndeshjen e parë të luajtur në Gjakovë para dy javës e humbi me shifrat 80:71.

Këtë herë, Bashkimi do ta ketë përkrahjen e tifozëve, të cilët pritet ta stërmbushin palestrën “Sezai Surroi” në Prizren në tentim të rikthimit të rezultatit dhe kualifikimit në finale.

Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, nis në orën 19:30 dhe vlerësohet shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Pas 19-të xhirove në Superligë, Bashkimi prinë në tabelë me 33 pikë, katër më shumë se Vëllaznimi që renditet në pozitën e pestë.

Skuadra që avancon në finale të Kupës së Kosovës, do të përballet me Trepçën, e cila në gjysmëfinalen e parë e eliminoi Sigal Prishtinën.

Next Post

Commisso në telashe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.