• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani vazhdon “gjuetinë” e talenteve

30/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alexander Røssing-Lelesiit mund të bashkohet me Milanin në këtë sesion të merkatos (dimërore).

Lajmi është zbuluar nga gazeta norvegjeze “Nettavisen”, sipas së cilës klubi kuqezi është i gatshëm të investojë rreth 40 milionë korona norvegjeze (afërsisht 3.4 milionë euro) për talentin e lindur në vitin 2007.

18-vjeçari, një sulmues anësor, është aktualisht i lidhur me Lillestrøm SK me kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ideja e Milanit është ta përfshijë fillimisht në skuadrën U-23, për ta afruar më pas gradualisht me ekipin e parë të drejtuar nga Conceicao.

Në kuadër të lëvizjeve të tjera të merkatos, Milani ka shitur sulmuesin Samuele Longo, i lindur në vitin 1992, te Antequera, skuadër spanjolle që luan në “Primera Federacion” (ekuivalenti i Serie C lokale). Sulmuesi ka firmosur kontratë deri në qershor, me opsionin për ta zgjatur edhe për sezonin e ardhshëm.

Ditën e diel, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, foli për strategjinë e merkatos së klubit: “Walker sjell më shumë personalitet, ‘palmares’ i tij flet vetë. Është një lojtar që dëshiron të fitojë dhe do të shtojë forcë e pasion te Milani ynë.

Merkatoja e janarit është gjithmonë e vështirë, nuk jam i sigurt nëse do t’ia dalim të kryejmë ndonjë operacion të madh këtë muaj. Jemi shumë të kujdesshëm në ndërtimin e një Milani të fortë, jo vetëm jashtë kampionatit, ku fituam Superkupën si ‘outsider’. Në Serie A nuk kemi pasur gjithmonë paraqitje të nivelit që na takon”.

Next Post

Bardhi i gatshëm për ta shpëtuar Bordumsporin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.