• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Kampioneve/ Pesë ekipe vitin tjetër, Italia mbahet me “thonj”

31/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia është duke i luajtur më së miri shanset e saj për të pasur 5 skuadra në Champions-in e sezonit të ardhshëm 2025-2026.italKjo gjë i erdhi në ndihmë Bolonjës që mori pjesë këtë vit duke u renditur në vendin e pestë të Serisë A. Gjithçka varet nga renditja sezonale që azhurnohet javë pas jave. Pas përfundimit të fazës së kampionatit në Champions, Italia është në vendin e dytë pas shpinës së Anglisë. Për të siguruar 5 skuadra në Champions duhet që shtetet të renditen në 2 vendet e para të këtij klasifikimi special.

Një fitore, dy barazime dhe 2 humbje për 5 skuadrat italiane të impenjuara në javën e fundit të Champions-it kanë ndihmuar Spanjën që të rikuperojë ndonjë pikë, por rezultatet e arritura për momentin kanë ndihmuar Serinë A që të vazhdojë të pretendojë dhe të synojë 5 ekipe në Champions-in e ri. Në turin e radhës, nga 7 skuadrat e impenjuara deri tani, vetëm Bolonja do të jetë jashtë. Duhet të kujtojmë që 2 shtetet që sigurojnë 2 vendet e para në renditjen e UEFAs do të çojnë edhe skuadrën e 5-të në kompeticionin më të rëndësishëm.

Pikët grumbullohen në bazë të rezultateve të çdo ndeshjeje europiane, por jo vetëm. Shtohen gjithashtu 1.5 pikë në kualifikimin për në fazën e 1/8-ave, ndërsa ai i 1/8-ave të Europa Ligës vlen vetëm 1 pikë. Deri tani skuadrat e Serisë A kanë bërë mirë me rezultatet në kompeticionet Europiane, por nuk duan të ndalen me kaq. Pavarësisht se Juventusi, Atalanta dhe Milani ndodhen në “Play Off” kanë shanse për të shkuar më tej.4

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pioli kërkon Leaon në Arabi, Al Nassr ofron 85 milionë euro për yllin e Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.