Sunday, 16. August 2026
Sport

Partizani përforcon sulmin, prezantohet Vujnovic

GS 31/01/2025 1 Min. Lesezeit

Partizani ka prezantuar blerjen më të re. Sulmuesi malazez Nikola Vujnović është zyrtarisht një lojtar i kryeqytetasve.

“FK Partizani me kënaqësi njofton afrimin e Nikola Vujnović. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin malazes, i cili transferohet te të kuqtë pas aventurës së fundit te ekipi Azerbajxhanas FC Sumgaji.

28 vjeçari përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Radnicki Obrenovac dhe Rad në Serbi, Villarreal B në Spanjë, Kansas Siti në SHBA dhe HNK Gorica në Kroaci. Vujnović i cili ka firmosur me Partizanin një kontratë për 1 vit e gjysëm, me fanelën e kuqe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampionatin Shqiptar”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: