• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Neymar te Santos, çmenden tifozët për rrikthimin e madh

31/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Neymar Jr po kthehet.

Jo në Europë, siç do të kishin shpresuar miliona tifozë, por sigurisht larg Arabisë Saudite dhe Al Hilal-it.

Në moshën 32-vjeçare, ish-lojtari i Barcelona-s dhe PSG-së ndjeu nevojën për t’u kthyer në shtëpi dhe për të përqafuar gjithçka që kujton nga Santos, klubi që e bëri atë të njohur.

O’Ney së shpejti do të rikthehet te Santos, ndërsa po fluturon për në Sao Paulo për të përqafuar përsëri njerëzit e tij, për të thithur gjithë ngrohtësinë që e pret.

Mund të jetë një rikthim në huazim për gjashtë muaj, ndonëse me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një vit, por romanca rreth zgjedhjes së Neymar për të veshur edhe një herë fanellën bardhezi me të cilën hodhi hapat e parë ka ngrohur zemrat e kujtdo.

Sipas asaj që u zbulua nga mediumet braziliane, euforia dhe pritja e tifozëve mund të përmblidhet kështu: rreth 30 mijë persona ndoqën drejtpërdrejt itinerarin e avionit të sulmuesit, i cili në orët e ardhshme do të vulosë rikthimin e tij në Santos.

Para se të hipë në helikopter për në Vila Belmiro, do të marrë pjesë në një ngjarje ekskluzive me partnerë komercialë në kryeqytetin e Sao Paulo.

Kujtojmë se Neymar do të marrë 170 mijë dollarë në muaj, të cilave do t’i shtohen 90% e të drejtave të imazhit të krijuara gjatë kohës së tij në klubin brazilian.

Next Post

Ainet Stefens, një modele seksi për Juventusin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.