Huliganët e Ferencvarosh kanë shfrenuar fantazinë në Ligën e Europës. Dje luanin në shtëpi kundër AZ Alkmar, teksa vendosën të futeshin në sektorin mik për të sulmuar tifozët holandezë.
Dhe si ia dolën? Duke u veshur si stjuardë. Kështu funksionoi rrengu i tyre, që solli përplasje në Hungari.
Ferencvarosh fitoi në fund me rezultatin 4-3. Sfida prodhoi mjaft emocione, teksa incidentet në stadium u bënë virale në rrjetet sociale.
Incidentet në stadium: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL