Sunday, 16. August 2026
Sport

Pioli e do krah Ronaldos, arabët ofrojnë 100 milionë euro për Leaon. Milani kthen menjëherë përgjigje

GS 01/02/2025 1 Min. Lesezeit

Al Nasr kërkon Rafael Leaon nga Milani. Klubi i Arabisë Sauditë ka ofruar plot 100 milionë euro për shërbimet e sulmuesit portugez, por përgjigjia e kuqezinjve ka qenë negative.

Screenshot 2025-02-01 095301

Stefano Pioli do të ishte mjaft i kënaqur me afrimin e Leaos. Nëse do bashkohej me Ronaldon, atëherë sulmi i Al Nasr do të ishte me të vërtetë i frikshëm.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Për këtë dhe kuqezinjtë nuk kanë arsye për t’u nxituar.

Leao ka shënuar 4 gola në kampionat gjatë këtij sezoni dhe ka asistuar 5 të tjerë në 19 paraqitjet e tij. 4 gola të tjerë i ka shënuar në Champions dhe Kupë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: