• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kompani i druhet Sëlltikut në Champions, trajneri i Bajernit: Duel i zjarrtë

01/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Bajernit, Kompani, ka komentuar shortin e Champions që i vendosi përballë Sëlltikut.

KOMPANI

“Unë nuk kam një favorit. Kemi dy ndeshje. Është shumë e rëndësishme që të ndërtojmë emocione dhe energji për këto duele. Natyrisht ne donim të përfundonim në tetëshen e parë. Por Real Madrid, Siti, as Juventusi, Milan dhe shumë klube të tjera të mëdha nuk ia dolën mbanë.

E respektojmë Sëlltikun për atë çka ka krijuar në historinë e tyre. Pres duele të zjarrta, sidomos në shtëpinë e tyre. Ata kanë një tifozeri të mrekullueshme. Përsa i takon duelit të radhës dhe gjendjes së grupit, di të them se do të jetë pjesa dërrmuese e disponueshme. Shpresojmë që të rikthejmë edhe disa lojtarë të tjerë javën e ardhshme. Aktualisht Holshtain Kil është prioriteti im. Është mirë të dëgjosh se ne kemi sulmin dhe mbrojtjen më të mirë.

Kjo tregon se ne po bëjmë punën tonë. Gjithmonë ka të bëjë me mentalitetin. Çfarë bëri Kil kundër Dortmundit, Leverkusenit dhe Volfsburgut… Kjo është një ndjenjë që ata mund të sjellin sot. Ne nuk bëjmë dallim mes kundërshtarëve, thjesht duam të hyjmë në lojë me urinë që na karakterizon.

E rëndësishme që Til është ende një lojtar i Bajernit. Çdo futbollist mund të zgjidh rreth të ardhmes deri në momentin e fundit. Roli im këtu është gjithmonë të përdor lojtarët në dispozicion. Krahasuar me ligat e tjera, Bundesliga ka gjithnjë e më pak ndërprerje ‘VAR’. Shpesh kërkon më shumë kohë në ligat e tjera. Ne duhet të shohim se çfarë ndodh tani. Unë mirëpres idenë e përgjithshme për të kërkuar më shumë transparencë”, përfundoi Kompani.

Sot Bajern-Holshtain Kil

Screenshot 2025-02-01 102025

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nora Gjakova starton me fitore në Paris

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.