Sunday, 16. August 2026
Sport

Nora Gjakova starton me fitore në Paris

GS 01/02/2025 1 Min. Lesezeit

Xhudistja kosovare Nora Gjakova, e ka nisur me këmbë të mbarë turneun Grand Slam Paris 2025.

Gjakova e fitoi duelin ndaj kundërshtares së saj franceze Rania Drid në kategorinë e vlefshme deri në 63 kilogramë. 

Pas kësaj fitoreje, Gjakova do ta ketë përballë në raundin e ardhshëm xhudisten kroate Iva Oberan.

Kujtojmë se Kosova në këtë turne të madh përfaqësohet nga pesë xhudistë: Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

Teilen: