Portieri më i ri i Bajernit, Jonas Urbig, ka bërë prezantimin para mediave, duke folur rreth idhujve në rolin e “gardianit”:“Jam i kënaqur që jam këtu, jam i bindur nga hapi që kam ndërmarrë. Ka të bëjë me punën me veten çdo ditë, integrimin në grup, zhvillimin si ekip. Unë dua të bëj pjesën time atje. Natyrisht që Manuel Nojer më frymëzon. Gjithashtu Iker Kasijas. Ata ishin idhujt e mi. Jam i emocionuar që stërvitem me Manuelin tani, por edhe me grupin e portierëve në përgjithësi. Unë thjesht dua të integrohem në ekip së pari. Unë mund të mësoj nga të tre (Nojer, Ulraish, Perec). Jam i emocionuar të mësoj nga përvoja që ata kanë. Është gjithçka për sa i përket lojës me dhe pa top, pozicionimin. Të gjithë kanë pikat e tyre të forta nga të cilat mund të mësoj”, tha Urbig.
Ai u transferua nga Këlni në drejtim të Bajernit për 7 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL