Sunday, 16. August 2026
Sport

Vladi shënon gol, Hajrizi autogol në Kampionatin e Zvicrës

GS 01/02/2025 1 Min. Lesezeit

Lugano ka shënuar fitore të mundimshme me rezultat 3:2 ndaj Sionit.

Karakateristikë është se Shkëlqim Vladi shënoi për Luganon dhe Kreshnik Hajrizi i Sionit, realizoi autogol.

Për vendasit shënuan Vladi (25′), Hajrizi (82′ – autogol), Grgiç (90’+4 nga penalltia) dhe për udhëtuesit realizuan Miranchuk (15′) e Sorgiç (88′).

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari, Uran Bislimi e Shkëlqim Vladi, u paraqitën standardë për Luganon dhe Kreshnik Hajrizi për Sionin.

Benjamin Kololli futet në lojë në minutën e 80-të për Sionin,

Bislimi u zëvendësua në mintutën e 74-të e Vladi në atë të 81-tën.

Lugano kryeson me 38 pikë e Sioni zë vendin e 9-të me 26 pikë pas javës së 21-të në kampionatin zviceran.

Teilen: