• Juventusi ka barazuar dy ndeshjet e fundit në Serinë A kundër Empolit dhe nuk ka arritur të fitojë në tre nga katër të fundit, pasi ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e mëparshme.
• Empoli e ka shmangur humbjen në vetëm shtatë nga 24 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Juventusit.
• Juventusi ka fituar 80% të ndeshjeve në shtëpi kundër Empolit në Serinë A (12F, 2B, 1H). Ndër kundërshtarët e tyre aktualë në kampionat, vetëm kundër Veronës (85%) kanë fituar më shumë.
• Empoli ka fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit të Serisë A të dielën në orën 12:30, 1-0 kundër Napolit më 12 nëntor 2023, si dhe nuk ka arritur të gjejë rrjetën në 10 prej tyre.
• Juventus është skuadra e vetme e pamposhtur në shtëpi në këtë kampionat, por edhe ajo që ka grumbulluar më shumë barazime në ndeshjet në shtëpi në turneun aktual (7).
• Empoli është e vetmja skuadër që nuk ka arritur asnjë sukses në shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A dhe ajo që në përgjithësi ka grumbulluar më pak pikë, 2, ose mesatarisht 0.3 për ndeshje. Ecuri shumë e ulët në krahasim me 15 javët e para, 1.3.
PANORAMASPORT.AL