Sunday, 16. August 2026
Sport

Ismajli lëndohet ndaj Juventusit, largohet nga fusha

GS 02/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ardian Ismajli ka kërkuar zëvendësim të detyrueshëm në ndeshjen Juventus – Empoli, e cila po luhet në Torino në kuadër të Serie A.

Ismajli ishte titullar dhe kapiten i Empolit në këtë përballje, ndërsa është zëvendësuar në minutën e 59-t të takimit te rezultati 1:0 në favor të ekipit të tij.

Ismajli e ka kërkuar vet zëvendësimin dhe duket se ka një problem muskulor, i cili ia ka pamundësuar ta vazhdoj ndeshjen deri në fund.

Mbrojtësi i Shqipërisë, jo vetëm që është ndër lojtarët më të dalluar në Serie A por edhe më i miri te skuadra e tij.

Kjo është hera e dytë këtë sezon që Ismajli lë fushën për shkak të lëndimit, ndërsa pak minuta pas largimit të tij nga fusha, Juventusi shënoi dy gola për të kaluar në epërsi 2:1 me anë të francezit Randal Kolo Muani

Teilen: