Sunday, 16. August 2026
Sport

Portieri Ramaj drejt kthimit në Gjermani

GS 02/02/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi nga Bundesliha, Borussia Dortmundi, po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit kosovar Diant Ramaj nga skuadra e Ajaxit.

Klubet janë në negociata dhe Dortmundi po bëhet gati për të zëvendësuar Gregor Kobelin, i cili pritet të largohet në verë.

Dortmundi po mendon ta transferojë portierin Ramaj para mbylljes së afatit kalimtar të hënën.

Ideja e klubit gjerman është që ta transferoj 23-vjeçarin dhe pastaj ta huazoj të ndonjë ekip tjetër në Bundesligë apo edhe Danimarkë.

Ramaj është transferuar te Ajaxi në verën e vitit 2023 nga Eintracht Frankfurti për 5 milionë euro.

Këtë sezon, Ramaj ka vetëm një ndeshje në elitën e futbollit holandez kurse me Ajaxin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

 

Teilen: