Sunday, 16. August 2026
Sport

Ballkani liron tre lojtarë

GS 02/02/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri Damir Luljanoviq, pastaj Arbnor Halitjahaj dhe Alfred Mensah, më nuk janë pjesë e skuadrës së Ballkanit.

Ekipi nga Suhareka, të dielën ka falënderuar të tre futbollistët për kontributin e dhënë, si dhe u ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

“Me konsideratë të thellë respekt për kontributin e tij të veçantë për FC Ballkanin, klubi e falenderon portierin Damir Luljanoviq për katër vite sa ishte pjesë e skuadrës.Poashtu, falenderojmë edhe lojtarët Arbnor Halitjahaj e Alfred Mensah, të cilët në secilën ndeshje që janë paraqitur, kanë dhënë maksimumin e tyre”, ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e skuadrës së Ballkanit.

Teilen: