Barcelona mposhti sot Alaveshin me rezultatin 1-0. Kështu fitoi 3 pikë me vlerë, që e dërgojnë 4 pikë prapa Realit. Madrilenët humbën ndaj Espanjol dhe për këtë katalanasit përfituan.
Pas fitores së vyer, foli trajneri Hansi Flik.
“Sot u përgjigjëm mirë sepse ishte ndeshje e vështirë me Alavesh dhe ato mbrohen mirë. Atletiko dhe Real Madrid janë skuadra fantastike, duhet të bëjmë punën tonë.
Jemi disa pikë prapa, kështu që duhet të fitojmë. Duhet t’i ushtrojmë presion atyre”, u shpreh Flik.
PANORAMASPORT.AL