Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Milan, Conceiçao pas derbit: I zhgënjyer, por… barazim i drejtë

GS 02/02/2025 1 Min. Lesezeit

Goli i De Vrij në limitet e ndeshjes i hoqi gëzimin e derbit të tretë sezonal radhazi të fituar nga Milani, i dyti nga Sergio Conceiçao që kishte festuar në Superkupë në të njëjtën minutë. Trajneri portugez, megjithatë, pavarësisht episodeve fatlume si tre shtyllat e Interit, pati përgjigje nga lojtarët e tij pas rënies së Zagrebit dhe tronditjes në merkato me lamtumirën e Calabrias dhe Moratas.

“Ky është qëndrimi që duam të shohim dhe djemtë ishin të aftë në interpretimin e asaj që kërkuam kundër një kundërshtari shumë të fortë – komentoi Conceiçao në fund të ndeshjes -. Ishte e rëndësishme të kontrollonim pikat e forta të Interit për të shfrytëzuar mundësitë tona. Jemi të zhgënjyer sepse humbëm dy pikë në kohën shtesë, por për mua barazimi është një rezultat i drejtë”.

Teilen: