Friday, 29. May 2026
Sport

Roma ndal “arratisjen” e Napolit

GS 02/02/2025 1 Min. Lesezeit

Një gol i Angelino-s në kohën shtesë i mohon suksesin (dhe arratisjen) Napolit, i cili duhet ‘të kënaqet’ me një barazim, 1-1 përballë Romës në javën e 23-të të Serisë A.

Napoli e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 19-të falë një veprimi të bukur nga Spinazzola. Roma tentoi të reagojë por nuk ishte shumë konkret në sulm.

Në pjesën e dytë Napoli u shfaq i rrezikshëm me Lukakun, verdhekuqtë u përgjigjën me një goditje dënimi të Paredes, e cila përfundoi në shtyllë.

Roma provoi deri në fund dhe arriti të gjejë golin e barazimit me një gjuajtje me këmbën e majtë nga Angelino në minutën e 92-të.

 

 

Teilen: