• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani insiston për Joao Felixin, sot dita vendimtare

03/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joao Felix është objektivi kryesor i Milanit në ditën e fundit të afatit kalimtar të dimrit.

Për këtë siguron mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Portugezi dëshiron ta vesh fanellën Kuqezi dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes mbrëmë ka shkuar nga Italia për në Angli për të biseduar direkt me drejtuesit e Chelseat për sulmuesin.

Tashmë menaxheri i njohur e ka zhvilluar takimin e parë për të arritur deri tek nënshkrimi.

Sot ai do të insistojë. Do të ketë kohë deri në mesnatë.

Një “operacion” jo fort i lehtë, por është më afër se kurrë më parë që të realizohet.

Ish-futbollisti i Atletico Madridit, i cili i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje si titullar në Premierligë me “Blues” në këtë sezon, dëshiron të ndërrojë mjedis.

“Rossoneri” e vlerësojnë lartë përfaqësuesin portugez, por nuk janë të gatshëm të harxhojnë shumë para për të.

Mendes është në presion: dëshiron ta gjejë gjuhën e përbashkët mes dy klubeve dhe ta plotësojë dëshirën e klientit të tij për t’u larguar nga ekipi i Enzo Marescas.

Milani e do lojtarin në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje sot për ta parë Joao Felixin në fanellën Kuqezi.

Next Post

Mesjava ndizet me dy super ndeshje në Kupë, vazhdon spektakli i futbollit Italian në Tring Sport…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.