Thursday, 28. May 2026
Sport

Dje pa derbin krah Ibrahimoviç, sot prezantohet deri në vitin 2029. Milani tenton dhe…

GS 03/02/2025 1 Min. Lesezeit

Santiago Gimenez është zyrtarisht lojtar i Milanit. 23-vjeçari ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Screenshot 2025-02-03 155433

Sulmuesi që ka lindur në Argjentinë dhe përfaqëson Meksikën, u afrua nga Fejnordi për rreth 35 milionë euro. Gimenez shikohet si pasuesi i Alvaro Moratës, pasi ky i fundit u transferua te Gallatasaraji.

Gimenez ishte dje në tribunën e stadiumit “San Siro”, ndërsa po ndiqte derbin Milan-Inter(1-1). Krah tij ndodhej dhe Zlatan Ibrahimoviç.

Zërat e fundit ndërkohë dërgojnë Xhoao Feliks te Milani. 25-vjeçari nuk po merr minuta të shumta te Çelsi dhe për këtë po tentohet huazimi deri në fundin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: