Thursday, 28. May 2026
Sport

Nga një klub gjerman te tjetri, sulmuesi i Kombëtares U-21 ndryshon skuadër

GS 03/02/2025 1 Min. Lesezeit

Arlind Rexhepi do të vazhdojë te skuadra e Shtutgarter Kikers deri në fundin e sezonit. Klubi i ligës së katërt në futbollin gjerman, e ka huazuar nga skuadra e Ualdhof Manheim.

Screenshot 2025-02-03 162927

Lojtari i Kombëtares U-21 ka zbritur kështu një kategori më poshtë, për më tepër hapësira. Në kualifikueset e fundit për Europianin U-21, Rexhepi ishte zgjedhje për formacionin.

Skuadra ku ka firmosur, Shtutgarter Kikers, pozicionohet në vendin e katërt. Dhe pse është në pozitë komode, ngjitja në ligën e tretë të futbollit gjerman duket e vështirë. Kjo pasi ekipi B i Hofenheim është 8 pikë para.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: