• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

 Fabregas me fjalë të mëdha për Vojvodën

03/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas ka pasur fjalë të mëdha për mbrojtësin e krahut, Mërgim Vojvoda, të cilin e ka transferuar skuadra e tij në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Vojvoda u transferua te Como nga Torino dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.

Como ka paguar rreth 2 milionë euro për Vojvodën, paga vjetore e të cilit do të jetë rreth 1.8 milionë euro.

Trajneri i Comos, Fabregas e sheh si përforcim të rëndësishëm Vojvodën duke thënë se përvoja e tij në Serie A do ti ndihmojë shumë.

“Mërgimi sjell përvoj dhe stabilitet defensiv në ekipin tonë. Aftësia e tij për të luajtur në disa role në mbrojtje dhe përvoja e tij në Serie A do të jenë të vlefshme derisa ne vazhdojmë ta forcojmë mbrojtjen”, ka thënë Fabregas.

Ndërkohë, edhe Vojvoda ka thënë se është i lumtur me transferimin e tij te Como dhe është plotësisht gati ta ndihmoj ekipin në arritjen e objektivave.

“Serie A nuk është ligë e lehtë, por mendoj se ekipi ka cilësi. Kam biseduar me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin”, ka thënë Vojvoda.

Vojvoda 30-vjeçar prej vitit 2020 ishte pjesë e Torinos dhe këtë sezon ka regjistruar 17 paraqitje në kampionat.

Next Post

Portieri i Kosovës U21, Mustafë Abdullahu do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2, kalon te Karlsruher

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.