• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Uli Hënes ngre alarmin: Bajerni i ka punët pisk, do t’i kërkoj llogari Kompanisë për golat

04/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Nderit në Mynih, Uli Hënes shpreh shqetësimin për golat e shumtë të pësuar nga Bajerni dhe njofton një diskutim me trajnerin Vinsent Kompani.1aa9678a-b0d9-4ca5-ace1-a1b8b72bdccaProblemet e mbrojtjes së klubit bavarez aktualisht po shkaktojnë shumë diskutime. Në pesë ndeshjet e fundit konkurruese, skuadra e Mynihut pranoi gjithsej dhjetë gola, duke përfshirë fitoren 4-3 në shtëpi kundër Holshtain Kiel. Pavarësisht sukseseve, bie në sy se rekordmenët e Gjermanisë po shfaqin përsëri dobësi të mëdha në mbrojtje. Uli Hënes ishte veçanërisht kritik.

“Zoti Eberl duhet ta zgjidhë këtë me të, por kur ta shoh së shpejti, do ta pyes Kompanin pse pranojmë kaq shumë gola të lehtë”, tha Hënes në “Radio Bavareze”.

73-vjeçari theksoi se Kompani në fakt duhej të sqaronte problemin me drejtorin sportiv Maks Eberl, por ai donte të pyeste veten kur takoi trajnerin. Përveç ngërçit në mbrojtje, Uli trajtoi edhe negociatat më të vështira të kontratës.

“Në thelb po bëhet gjithnjë e më e vështirë me vazhdimin e kontratave. Musiala, Dejvis dhe Kimish, gjithçka është bërë më e vështirë, Bajerni i ka punët pisk”, tha Presidenti i nderit në Mynih.

Kontratat e Kimish dhe Dejvis skadon në verë, ndërsa Musiala është deri në vitin 2026. Pavarësisht negociatave intensive, deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje. Përveç kësaj, Hënes ndryshoi disi premtimin e tij për kampionatin nga nëntori i kaluar.

“Më duhet ta kufizoj këtë tani, sepse Leverkusen është më i fortë sesa pritej. Ata janë të vetmit që na bezdisin vërtet dhe do të vazhdojnë të na bezdisin”, tha Hënes, i cili e sheh si një provë të rëndësishme ndeshjen e ardhshme në Leverkusen më 15 shkurt.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pas Rudigerit, Reali mbetet edhe pa Alaban

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.