Thursday, 28. May 2026
Sport

Pas Rudigerit, Reali mbetet edhe pa Alaban

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madridi po përballet me një krizë të madhe në repartin e mbrojtjes dhe trajneri Carlo Ancelotti do të ketë telashe të mëdha për ndeshjet kundër Manchester Cityt në kuadër të plejofit në Ligën e Kampionëve.

Pas Rudigerit që u lëndua javën e shkuar dhe nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet me Cityn, Realit do ti mungoj edhe David Alaba.

Alaba i ka munguar Realit në 13-të muajt e fundit dhe tani ka lënduar muskulin e këmbës dhe do të jetë jashtë fushe për tri javë.

Gjasat janë të vogla që si Alaba ashtu edhe Rudiger të jenë gati për duelin e kthimit me Cityn që luhet më 19 janar në “Santiago Bernabeu” pasi ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 janar në “Etihad Stadium”.

Kështu që, për përballjet me Cityn në qendër të mbrojtjes te Reali pritet të luaj mesfushori Aureliaen Tchouameni.

Teilen: