Akoma mungon konfirmimi zyrtar dhe pse gjithçka duket e vendosur, që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë bashkë Europianin U-21 në vitin 2027. “The Athletic” i ka kushtuar një artikull këtij rasti.
Shqipëria dhe Serbia ishin opsioni i vetëm në tavolinë nga shtatori, kur Belgjika dhe Turqia u tërhoqën. Tashmë është zbuluar plani, që pritet të konfirmohet në vijim.
Të dyja vendet do të ndajnë bashkë organizimin e katër grupeve. Më tej tregohet “Arena Kombëtare” do të presë finalen e madhe, ndërsa i gjithë eventi do të vazhdojë në “Stadium Karadjordje” të Serbisë.
Kujtojmë ndërkohë se shorti për kualifikueset do të hidhet më 6 shkurt(e enjte) në orën 9 të mëngjesit.
PANORAMASPORT.AL