Thursday, 28. May 2026
Sport

Çka shkruan federata serbe për Evropianin e përbashkët me Shqipërinë

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Edhe Federata e Futbollit e Serbisë ka lëshuar njoftimin për organizimin e Evropianit U21  të vitit 2027 bashkë me Shqipërinë.

Federata serbe ka përshëndetur vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që u mor sot.

Për dallim nga FSHF-ja, federata serbe e ka përmendur në titull faktin që Evropianin e organizon bashkë me Shqipërinë.

FSHF-ja ka shkruar se është njëra prej vendeve organizatore, por pa cekur se me cilin vend tjetër.

Serbia është përmendur vetëm në një deklaratë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Teilen: