Thursday, 28. May 2026
Sport

VIDEO/ Muçi shënon supergol me Beshiktash, shikoni rrjetën e parë me Solskjaer në stol

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ernest Muçi ka tundur rrjetën në Turqi. Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi një supergol, teksa luhej minuta e 62-të kundër Kirklarelispor.

Screenshot 2025-02-04 195442

Dhe pse nuk pritej, Muçi lëshoi një goditje që befasoi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli pati vlerë për të zhbllokuar takimin, që vlen për raundin e dytë të Kupës së Turqisë.

Kjo ishte dhe rrjeta e parë për Muçin duke pasur në stol trajnerin Solskjaer. Ky i fundit ka treguar që i beson sulmuesit shqiptar, i cili sot e nisi nga minuta e parë.

Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: