• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real-i duhet të frikësohet!

04/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City ka qenë klubi më aktiv në merkaton e janarit, afati i të cilës skadoi mbrëmjen e 3 shkurtit. “Qytetarët” kanë shpenzuar mbi 210 milionë euro për të siguruar 4 super transferime, me idenë që ata do sjellin freskinë e munguar këtë sezon.

Blerja më e shtrenjtë është Omar Marmoush, i ardhur nga Eintracht Frankfurt për 75 milionë euro.

Sulmuesi egjiptian është zgjedhur për të qenë një alternativë në sulm, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor sulmues dhe si sulmues qendror, duke u futur kur Erling Haaland të ketë nevojë për pushim ose skuadra kërkon ndryshime taktike. Debutimi i tij tashmë ka rritur pritshmëritë, duke shfaqur cilësi që mund të jenë vendimtare në gjysmën e dytë të sezonit.

Në mesfushë, City ka sjellë ditën e fundit të merkatos Nico González nga Porto, për të cilin shpenzoi 60 milionë euro. Shkathtësia e tij e lejon atë të luajë edhe si një mesfushor mbrojtës por dhe në një pozicion më të avancuar, me idenë për të sjellë ekuilibër dhe kreativitet në mesfushë.

Për të forcuar linjën mbrojtëse kanë ardhur dy lojtarë të rinj me potencial të madh. Abdukodir Khusanov, i blerë nga Lens për 40 milionë euro, është një qendërmbrojtës i njohur për lojën e tij ajrore dhe aftësinë në duelet një me një. Krahas tij, Vitor Reis, i nënshkruar nga Palmeiras për 37 milionë euro, është një mbrojtës i aftë për të luajtur si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahë, duke ofruar fleksibilitet në prapavijën e “Qytetarëve”.

Me këto nënshkrime, Guardiola tani ka një skuadër edhe më të kompletuar në dispozicion, që duket e aftë për të përballuar sfidat e Premier League dhe Champions League. Në mbrojtje, konkurrenca rritet me ardhjen e Khusanov dhe Reis, duke u bashkuar me lojtarë me eksperiencë si Ruben Dias, Stones dhe Akanji.

Në mesfushë, prania e Nico Gonzzlez forcon një zonë ku lojtarët si Bernardo Silva, De Bruyne dhe Kovacic tashmë shkëlqejnë. Dhe në sulm, Marmoush do jetë një plus i madh përveç Grealish, Doku dhe Foden.

Tani, detyra e Guardiolës do të jetë t’i përshtatë këto “pjesë të reja” në makinerinë e tij taktike për të maksimizuar performancën e një ekipi që aspiron të vazhdojë të fitojë tituj jo vetëm në Angli por edhe në Europë.

Kujtojmë që për transferimet e reja dhe vetë Guardiolën nuk ka shumë kohë në dispozicion, duhet të jenë direkt gati dhe në formën më të mirë, pasi po asfron supersfdia ndaj real-it në Champions.

Next Post

VIDEO/ “Muçi, Muçi, Muçi”, nga vërshëllima në brohoritje për të! Sulmuesi i Kombëtares i befason të gjithë me golin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.