Ernest Muçi shënoi një gol magjik sot, ndërsa Beshiktash fitoi përballë rivalëve të Kirklarelispor. Sfida pati vlerë për raundin e dytë në Kupën e Turqisë dhe rezultati përfundimtar ishte 2-0.
Disa vërshëllima dëgjoheshin në sfond, teksa Muçi kishte topin në minutën e 61-të. Lojtari i Kombëtares shqiptare i befasoi të gjithë duke shënuar nga një kënd ku nuk pritej.
Thirrjet “Muçi, Muçi, Muçi”, pushtuan më pas stadiumin. Solskjaer vendosi ta zëvendësonte 23-vjeçarin pikërisht me Rashicën.
Ky i fundit asistoi golin që vulosi fitoren në minutën e 79-të. (VIDEO)
Goli i Ernest Muçit dhe festa e tifozëve: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL