• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Uoker analizon barazimin në shtesë me Interin: Optimist për ekipin, goli në shtesë më prishi debutimin

04/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi komunikoi shumë në fushë gjatë derbit kur edhe debutoi për Milanin në Serinë A, Kajl Uoker ka folur për herë të parë edhe për mediat pas një ndeshjeje si kuqezi.

ac-milan-v-fc-internazionale-serie-a-13

“Ishte një nder të debutoja me Milanin, por ishte zhgënjyese që nuk dolëm nga fusha me tre pikë. Megjithatë, jam i sigurt se do të bëjmë shumë, faleminderit për mbështetjen fantastike të gjithë skuadrës dhe sidomos tifozerisë. Uroj që të kem mundësi t’u dhurojmë gëzime në të ardhmen”, tha anglezi për mikrofonat e “Sportmediaset”.

Më pas, analiza e tij u shtri edhe mbi paraqitjen në fushë, me Milanin që pësoi golin e barazimit në kohën shtesë. “Mund të them se ndjenja e ndeshjes ishte e mirë, rezultati disi më pak sepse mund të kishte qenë shumë më i mirë.

Pësimi i një goli aq afër fundit të ndeshjes ishte vërtetë diçka negative. Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen mbi paraqitjen bërë në derbi dhe të marrim vrullin për t’u përmirësuar dhe për t’u ngjitur në renditje”, deklaroi Uoker që ka zgjedhur të mbajë fanellën me numër 32, i njëjti që Devid Bekam mbajti kur luajti me kuqezinjtë thuajse një dekadë më parë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kosova pëson humbje të dytë ndaj Francës në futsall

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.