Friday, 27. March 2026
Sport

Kosova pëson humbje të dytë ndaj Francës në futsall

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar një tjetër humbje në kuadër të grupit 10, këtë herë si mysafire ndaj favoritit të grupit, Francës.

Pas humbjes në Prishtinë, Dardanët u mposhtën sërish, me rezultat 9:4 në transfertë.

Golat për Francën janë shënuar nga Toure, Guirio, Mouhoudine (dy herë), Benslama, Zakehi, Luc M’Khamma (dy herë) dhe M.Toure, ndërsa për Kosovën, dy gola  ka shënuar Drilon Maxharraj dhe një gol Ramadan Alaj.

Kombëtarja e Kosovës tani do të përballet me Bullgarinë dhe Gjeorgjinë në ndeshjet e ardhshme të grupit.

Teilen: