Fratezi qëndroi dhe erdhi Zalevski në vend të Bjukanan. Është arritur marrëveshja për Suçic që do të vishet zikaltër nga qershori. Palacios u huazua te Monza për të bërë eksperiencë.
Kjo është merkatoja e dimrit për Interin. Është e vërtetë që tani në janar lëvizin më shumë skuadrat që duan të korrigjojnë gabimet e bëra gjatë verës dhe të mbushin gropat që ka në organikë. Por zikaltrit deri tani kanë ecur mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions, por duket se humori i tifozëve zikaltër nuk është më i miri i mundshëm. Çështja është që mbrojtja dhe mesfusha janë reparte të kompletuara dhe të pozicionuara mirë, të forta madje.
Nuk ka asgjë për të thënë, përkundrazi. Por sulmi është një repart që gjatë këtij sezoni ka shfaqur shqetësime. Dhe sezoni do të jetë ende shumë i gjatë. Pas dyshes Turam dhe Lautaro që janë një çift i denjë për të gjitha skuadrat europiane, ka një boshllëk që nuk është mbushur. Numrat e kanë treguar këtë. Taremi ende nuk ka ndezur siç duhet dhe tani që kemi mbërritur në shkurt ka shënuar vetëm 3 gola. Korrea pas një shkëlqimi në Verona është zhdukur sërish si pasojë e dëmtimeve.
Arnautoviç është një njeri i dhomës së zhveshjes, që e duan të gjithë shokët e skuadrës, por kur zbret në fushë nuk garanton as në aspektin teknik dhe në atë fizik. A mund të bëhej më mirë në këtë aspekt? A duhet të bëjë më mirë? Përgjigjja nuk mund të jetë e sigurt. Edhe klubi i Interit sigurisht që është në ajër në këtë pikë aq sa ka menduar një prej lëvizjeve në orët e fundit. Zhorg Mendesh ka dashur që të transferojë në Milano Marko Asension. Një hipotezë që Marota dhe Auzilio nisën ta merrnin në konsideratë, por duhet që fillimisht të largonin një mes Korreas dhe Arnautoviçit që t’i bënin vend spanjollit. Ai u largua nga PSG-ja për tek Aston Vila. Një mundësi e humbur që mund të kishte shtuar cilësinë e repartit të avancuar.
PANORAMASPORT.AL