• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo: Kur i thash se po shkoja tek Juventus, Perez u mundua të ma ndërronte mendjen

05/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në vazhdën e intervistës me “El Chiringuito”, Cristiano Ronaldo ka folur edhe për transferimin e tij në Juventus pas eksperiencës që e pati në Real Madrid.

Legjenda portugeze e zbulon reagimin e presidentit Florentino Perez pasi ia kishte kumtuar atij vendimin për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”.

“Real Madridi do të mbetet gjithmonë në zemrën time, është skuadra ku kam qenë më së shumti i lumtur. Atje i kam realizuar gjërat më të rëndësishme dhe më të bukura dhe për këtë njerëzit nuk i harrojnë gjërat. Kur lë gjurmë, njerëzit nuk e harrojnë këtë. Kam vendosur të largohem nga Real Madridi sepse dëshiroja ta nisja një fazë të re në karrierën time”, deklaroi fillimisht Ronaldo, i cili sot i mbush 40 vjet.

“Ia komunikova këtë vendim presidentit, i cili fillimisht e pranoi, por në vazhdim u mundua të ma ndryshonte mendjen. Në atë pikë për mua nuk ishte më e lehtë që ta bëja, sepse ia kisha dhënë fjalën Juventusit dhe nuk mund të kthehesha mbrapsht. Gjatë bisedimeve për largimin tim nga Real Madridi, klubi nuk ka qenë dhe aq i sjellshëm dhe korrekt me mua. Pavarësisht kësaj, kam respekt të madh për presidentin Florentino dhe herë pas here shkëmbejmë ende mesazhe”, përfundoi Ronaldo.

Your browser does not support the video tag.

Next Post

Juventus mbush arkën me “Next Gen”, shitjet e yjeve të së ardhmes kanë sjellë mbi 100 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.