Friday, 13. February 2026
Formula 1

Sezoni nis keq për kampionin e botës

GS 05/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sezoni 2025 i pilotit spanjoll të Aprilia, Jorge Martin, ka nisur mjaft keq, me një aksident të rëndë gjatë testeve të MotoGP, që skuadra po kryente sot në mëngjes në pistën e Sepang.

Pikërisht gjatë ditës së parë të testeve zyrtare të MotoGP në Sepang, kampioni në fuqi i botës ishte protagonist i një rënieje të keqe në kthesën 2. Rrëzimi i shkaktoi dëmtime këmbës së majtë dhe dorës së djathtë.

Impakti i rrëzimit nga motori ishte i fortë, pasi Martin fluturoi në ajër para se të prekte sërish në tokë. Nga impakti i fortë u dëmtua edhe pjesa vizierës së kokores.

Spanjolli u dërgua me urgjencë fillimisht në qendrën mjekësore të Sepang, për kontrollet fillestare dhe më pas në spitalin aty pranë Nilai (6 km nga Sepang) për analiza të mëtejshme.

Teilen: