• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ndihem i vlerësuar te Barcelona”, Arauho: Rafinja është “OK”, arbitrat frikacakë

05/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Barcelonës, Ronald Arauho u shfaq herët pasditen e së martës në ceremoninë e promovimit të librit “Relats Solidaris”, të cilin ai e sponsorizoi dhe koleksioni i të cilit, që ka qenë një rekord, arrin në 94,411 euro dhe është i destinuar për Fondacionin Onkologjik të Fëmijëve “Enriqueta Villaveçhia”.2185943673.0Uruguaiani, i cili rinovoi kontratën e tij vetëm pak ditë më parë pasi u rikuperua nga një dëmtim që e ka mbajtur jashtë sezonit deri në janar, ka rishikuar gjendjen aktuale të Barçës.

RINOVIMI DHE KLAUZOLA – “Kam qenë shumë i qetë, kam qenë gjithmonë i qartë për atë që kam dashur. Jam i lumtur. Gjithmonë kam treguar se sa e rëndësishme është për mua të jem këtu. Tani ndihem i vlerësuar. Jam i lumtur që vazhdoj për më shumë vite dhe kjo është reflektuar në vitet që kam nënshkruar”.

LETRA E REALIT TË MADRIDIT – “Ne jemi të fokusuar në gjërat tona. Unë nuk do të përfshihem, nuk varet nga unë”.

ECURIA E BARÇËS – “Ekipi po bën mirë. Është një ekip i ri, entuziast. Ne jemi të bindur dhe besojmë shumë në punën që bëjmë. Nuk ka asnjë kufi për gabime tani dhe ne duhet të jemi të përgatitur.”

DERBI I MADRIDIT – Arauho ka komentuar dhe çështjen e derbit të Madridit të shtunën, teksa ai dhe Barcelona janë shumë të interesuar për çfarë do të ndodhë në “Bernabeu”. Kjo për faktin e thjeshtë se Reali dhe Atletiko qëndrojnë para Barcelonës në renditje. “Rezultati që unë do të doja, ishte që të dy të humbin. E dimë se kjo nuk do të ndodhë, por shpresoj që ata të ngecin. Ne duhet të jemi të përqendruar. Ishte e rëndësishme që ne të fitojmë ndeshjen tonë, sepse objektivi i qartë është të fitojmë titullin në La Liga”.

GJYQTARËT – Ronald Arauho ka folur edhe për gjyqtarët dhe kritikat e ashpra që ka adresuar ndaj tyre kapiteni tjetër i Barcelonës, Rafinja. Me sa duket Arauho ndan të njëjtin mendim me brazilianin. “Rafinja ka të drejtë, në fund nuk mund të themi gjithçka që mendojmë. Unë e kuptoj që të jesh gjyqtar është një profesion i vështirë, por nuk më takon mua t’u përgjigjem këtyre çështjeve”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Visar Musliu transferohet në Belgjikë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.