Fytyra e tij teksa zëvendësohej pas një ore loje në derbi tregonte gjithçka: zemërim, nervozizëm dhe mbi të gjitha frustrim. Hakan Çalhanoglu ka mbetur i zhgënjyer nga… vetja. Sepse ndeshjen kundër Milanit e përjeton ndryshe nga të tjerat.
Për të qenë në fushë madje u sforcua dhe ia doli që të ishte titullar, por kjo lëvizje nuk solli frytet e duhura. Turku u shfaq edhe një herë tjetër larg kushteve optimale dhe mbi të gjitha nga një gabim i tiji (në kushte të tjera nuk do ta kishte bërë) erdhi goli i avantazhit për kuqezinjtë.
Humbi topin në mesfushë nga presingu i Abraham dhe pastaj të gjithë e dinë si shkuan gjërat. Një gol i rëndësishëm për Milanin në fundin e pjesës së parë që rrezikoi të peshonte shumë në derbin e tretë sezonal. Por De Vraj shpëtoi Interin në minutat e fundit dhe po ashtu edhe Çalhanoglunë. Në derbi u duk qartë që ai nuk ishte Çalhanoglu i vërtetë. Sezoni i tij deri tani ka qenë shumë larg rendimentit të vitit të kaluar. Kjo, si pasojë e dëmtimeve, shqetësimeve muskulore dhe formës aspak të mirë fizike.
KRAHASIMI- Nëse e krahasojmë me sot, 5 shkurt, sezonin e kaluar me atë aktual, është e qartë që mesfushori turk nuk ka lidhje me atë të vitit të titullit kampion. Sigurisht që të përsërisësh një sezon monstruoz në aspektin personal, por edhe të skuadrës nuk është aspak e lehtë. Numrat tregojnë dy versione të Çalhanoglusë. Le ta nisim me ndeshjet e luajtura. Vjet kishte 26 të tilla, ndërsa këtë vit 22 sfida. Por ajo që vlen është fakti që në kampionat kishte humbur vetëm një sfidë dhe jo për dëmtim, por për skualifikim.
Këtë sezon, ndeshjet e humbura kanë shkuar në 11, 10 prej tyre për probleme fizike, të cilat nuk po e lënë të qetë turkun. Por duhet thënë që edhe zikaltrit kanë Polaku Zalevski: Darmian më tha se do të shënoja në debutim Nikola Zalevski ka zbuluar një nga prapaskenat e ndeshjes derbi. Mesfushori i transferuar ditën e shtunë dhe që të dielën në mbrëmje dha asist për De Vrajin thotë se Mateo Darmian i kishte nuhatur një gol në derbi.
Ai e tregoi këtë moment në mikrofonat e mediave italiane. “Sigurisht që jam shumë i lumtur për këtë ndeshje. Mund të kishim fituar, por edhe barazimi në fund vlen. Kur isha duke bërë nxehje dhe trajneri Inzagi më thirri për të më aktivizuar, Darmian më tha se ndoshta ky ishte rasti klasik i debutimit me gol në derbi. Nisa të dridhesha kur e mendova. Madje, kur Bisek e krosoi topin në zonë, më erdhën në mendje fjalët e tij dhe mendova që të goditja vetë në portë për të shënuar. Megjithatë, ndryshova mendje në momentet e fundit dhe u tregova i ftohtë për të pasuar në qendër. Ishte vendimi i duhur”, ka thënë Zalevski. ditur që ta zëvendësojnë siç duhet atë sepse në 11 ndeshje nuk kanë humbur me 8 fitore dhe 3 barazime kundër Monzës, Juventusit dhe Bolonjës.
Por llogaritë e pikëve nuk dalin sepse pa të në fushë janë -6. Përveçse ai ka më pak ndeshje ka edhe më pak minuta mesatarisht, të cilat kanë rënë nga 81 në 65. Edhe numri i golave dhe asisteve ka rënë nga 11 me 3 në vitin e kaluar në 6 gola dhe 2 asiste këtë sezon. Më pak goditje, më pak pasime të gjata. Pra deri tani dëmtimet kanë peshuar shumë në sezonin e Çalhanoglusë. Por sapo të lërë pas shpatullave problemet fizike, Simone Inzagi dëshiron dhe shpreson që ta ketë në top formë turkun për turin e forcës së muajve shkurt-mars. Kjo periudhë e ndeshjeve do të tregojë shumë, nëse gjithçka për ambiciet e zikaltërve.
Kristjan Asllani është gjithmonë gati për ta zëvendësuar dhe në fakt ka bërë shumë mirë, pavarësisht se kritikat për të nuk kanë pushuar sa herë zbret në fushë. Gabime që në fakt i bëjnë të gjithë, ashtu si Zielinski dhe vetë Çalhanoglu. Mirëpo duket se ato të djaloshit shqiptar shqetësojnë dikë më shumë sesa duhet në Itali.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL