• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prapaskenat e merkatos/ Benaser e kërkoi vetë shitjen. Çukvueze refuzoi Anglinë, ja pse dështoi Riçi

06/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ismael Benaser ishte një nga lojtarët që u largua nga Milani në ditën e fundit të merkatos. Mesfushori kërkoi largimin, për t’u transferuar te Marseja në Francë. “Corriere della Sera” ka zbuluar edhe prapaskenat që sollën ndarjen mes palëve.

IMG-Netral-News-User-10922-IVG4XYL38H

Në pushimin e pjesës së parë në derbin Milan-Inter, thuhet se kishte një përplasje të ashpër mes trajnerit Serxho Konseisao dhe algjerianit. Kjo u reflektua menjëherë me startin e fraksionit të dytë, kur Benaser u zëvendësua nga Himenez. Menjëherë pas kësaj, ai kërkoi largimin, ndërsa mësoi edhe për interesimin e Marsejës. 27-vjeçari u transferua në Francë në huazim, me të drejtë blerjeje për 10 milionë Euro.

Në orët e fundit të merkatos, Milani u mundua të shiste Samuel Çukvuezen. Interes i fortë nga ana e Fulhemit, por këmbëngulja e nigerianit për të mbetur kuqezi bëri që bisedimet të dështonin. Vendim i Tomorit dhe i Pavloviçit për të mos lëvizur nga Milani bënë të pamundur edhe shitjen e tyre, pavarësisht se klubi u kishte gjetur destinacione dhe vlerësime të mira ekonimike.

Kuqezinjtë dështuan gjithashtu të bënin edhe një goditje të gjashtë në hyrje. Bëhet fjalë për Samuele Riçin. Torino nuk lëvizi nga kërkesa për 40 milionë euro, shifër tepër e lartë për arkat e “Djallit”, që të njëjtën shumë e kishte shpenzuar për goditjet e tjera të kësaj merkatoje dimërore.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

E kërkon gjiganti anglez, Inter i vendos çmimin Lautaros

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.