• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, August 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turi i forcës i Interit, zikaltrit nisin muajin e ferrit për… Napolin

06/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sfida e ndalur mes Fiorentinës dhe Interit sjell kujtime të këqija dhe ankth tek tifozët, por zikaltrit sigurisht që janë duke menduar titullin kampion në mendjen e tyre.

interr

Duan që të barazojnë Napolin dhe të shkojnë me pikë të barabarta në duelin e 2 marsit kundër Antonio Kontes. Klasifikimi, i cili vlen më shumë se çdo gjë tjetër, është i qartë. Ekipi kampion i Italisë kërkon 3 pikët në Firence dhe do të anulonte distancën që ekziston mes tyre dhe Napolit. Kështu do t’i duhet që të vrapojnë bashkë me Antonio Konten, me vetëdijen që me Championsin në horizont nuk do të jetë aspak e lehtë.

Por si fillim mendja është te Fiorentina, sepse pas rikuperimit të kësaj sfide, Paladino do të prezantohet ditën e hënë në “San Siro” për javën e 24-t të Serisë A. Është thjesht nisja e një maratone ndeshjesh shumë të vështira për Interin. Një tur force që u bë më i lehtë me kualifikimn direkt në fazën e 1/8-ave të Champions-it për të shmangur “Play Off”-in.

Në këtë muaj do të shfaqen realisht ambiciet e skuadrës së Interit dhe Inzagi do të nisë që të menaxhojë forcat e futbollistëve që kanë luajtur më së shumti deri tani. Trajneri ka nevojë që të rigjejë Çalhanoglunë më të mirë. Rrotacioni do të prekë gjithashtu edhe sulmin, që në fakt është një nga pikat më të dobëta të sezonit. Të kuptohemi, pas shpinës së Lautaros dhe Turamit ka shumë pak, ose asgjë.

Korrea nuk është praktikisht i disponueshëm, ndërsa Arnautoviç dhe Taremi nuk japin garancitë e duhura. Kështu që Tu-La do të vazhdojë të vrapojë dhe të marrë skuadrën mbi shpatulla. Më mirë janë repartet e tjera, ku Zalevski ka mbyllur një “vrimë” në të majtë. Sot nuk mund të luajë.

Bisek është bërë një lojtar i besueshëm dhe me shumë mundësi mund të luajë si titullar mbrëmjen e sotme. De Vraj është duke jetuar një rini të dytë dhe Açerbi pak nga pak po rikthehet. Trajneri ka nevojë për të gjithë në këtë tur force në mënyrë që të tregojë në fushë që është skuadra më e fortë në Itali.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

​Klubet kosovare mbajnë seminar me UEFA-n për licencim në garat evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.