Thursday, 28. May 2026
Sport

Antonio Conte insiston për Zhegrovën

GS 06/02/2025 1 Min. Lesezeit

Te skuadra e Napolit nuk kanë hequr dorë nga Edon Zhegrova, të cilin po synojnë ta transferojnë në verë.

Është trajneri i Napolit, Antonio Conte që po insiston ta ketë Zhegrovën në skuadër prej sezonit të ardhshëm pasi e sheh si zëvendësim ideal për Kvicha Kvaratskhelian.

Me kërkesën e trajnerit Conte, drejtuesit e Napolit pritet që së shpejti ti nisin kontaktet me Lillen për t’i siguruar shërbimet e Zhegrovës.

Zhegrova ishte ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të janarit, por Lille nuk ishte gati ta lironte dhe tashmë ka caktuar çmimin prej 25 milionë eurosh për kartonin e tij.

25-vjeçari prej vitit 2022 është pjesë e ekipit francez dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026, ndërsa këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

 

 

Teilen: