Thursday, 28. May 2026
Sport

Partizani-Tirana në RTSH, zyrtarizohet orari i derbit

GS 06/02/2025 1 Min. Lesezeit

Zyrtarizohet orari i derbit. Sfida Partizani-Tirana, e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit Abissnet Superiore do të luhet të dielën më 9 shkurt në “Arenën e Demave” në orën 13:30.

Kishte disa ditë që flitej për diçka të tillë, por tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga klubi i Partizanit, që është skuadra pritëse në këtë sfidë.

Një orar disi i pazakontë për përballjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Të gjithë ata që nuk kanë mundësi të ndjekin takimin në stadium, mund ta shohin atë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Derbi i kryeqytetit do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport.

Teilen: