Thursday, 28. May 2026
Sport

Prezantimi në Spanjë, flet mesfushori: Interi nuk më dha mundësi

GS 06/02/2025 1 Min. Lesezeit

Tajon Bjukenën është prezantuar ditën e djeshme si lojtari më i ri i Vijarealit dhe sigurisht që shigjetoi Interin për faktin që nuk pati shumë mundësi të tregonte vlerat e tij.

Screenshot 2025-02-06 175436

“Jam i lumtur që ndodhem këtu. Kam ardhur për të luajtur dhe për të treguar vlerat e mia. Tek Interi nuk pata shumë mundësi që të aktivizohesha dhe shpresoj që këtu gjërat të jenë ndryshe.

Do të bëj gjithçka për të qenë në shërbim të skuadrës dhe trajnerit. E di që kam pasur një moment të vështirë për shkak të dëmtimit, por kam besim në vetvete dhe i di vlerat e mia si lojtar”, ka thënë Bjukenën.

Kanadezi u huazua nga klubi i Interit në merkaton e janarit për të fituar sa më shumë besim dhe minuta në këmbë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: