• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglezi solli pakënaqësi mes lojtarëve të tjerë

06/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Markus Rashford u largua nga Mançester Junajtid gjatë merkato së dimrit për t’u bërë pjesë e Aston Vilës.

Por futbollisti anglez priti deri në ditën e fundit për një ftesë nga Barcelona, e cila kishte shfaqur interes për të.

Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, arsyet janë të ndryshme, ku sigurisht, ana financiare ka një rëndësi. Mançester Junajtid ishte gati ta huazonte në Spanjë, për të mos ndihmuar rivalë në kampionat, por kërkonte që të ishte Barcelona ajo që të mbulonte 70% të rrogës së lojtarit.

Barcelona është në vështirësi financiare dhe shifrat që përfitonte mbrojtësi binin ndesh me politikat e “kursimit” që ka klubi. Edhe ideja për të shitur Ansu Fati apo Andreas Kristenen, nuk u pranua nga këta të fundit.

Në momentin që u tentua të gjendej në zgjidhje tjetër dhe të siguroheshin të ardhura duke shitur bokset VIp në stadium për të bërë të mundur këtë transferim, në dhomat e zhveshjes nisën të lindin pakënaqësi mes futbollistëve të tjerë. Pedri, Gavi dhe Arauho, lojtarë që ishin në pritje të përmirësimit të marrëveshjeve të tyre kontraktuale, nuk e shihnin me sy të mirë këtë sforco ekonomike për një lojtar në huazim, ndërkohë që ata ishin në pritje.

Kësisoj, për të mos prishur balancën në ekip, u hoq dorë nga pista Rashford dhe sulmuesi i Anglisë përfundoi duke firmosur për Aston Vilën.

Next Post

LIVE FIORENTINA-INTER/ Gol i anuluar dhe pritje shpëtimtare e Zomer, mbyllet pjesa e parë në “Artemio Franchi” (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.