Fiorentina mundi 3-0 Interin në rikuperimin e ndeshjes së vlefshme për javën e 14-të të Serisë A të ndërprerë pas 17 minutash për shkak të sëmundjes së Bove dhjetorin e kaluar.
Në Franchi, skuadra e Palladinos, me një paraqitje intensive dhe agresive, gjeti golat e fitores në pjesën e dytë. Në minutën e 60-të Ranieri zhbllokoi sfidën, ndërsa në minutën e 68-të ishte Kean ai që finalizoi asistimin e Dodo në shtyllën e largët me një goditje me kokë.
Një minutë nga fundi qendërsulmuesi shënoi dhe golin e dytë personal duke përfituar nga gabimi i Dimarco. Nuk ka asnjë ngjitje në krye të tabelës për Interin, i cili mbetet -3 pas Napolit, ndërsa Fiorentina ka arritur Lazion në vendin e katërt.