Thursday, 28. May 2026
Sport

Barça “çmonton” Valencian, avancon në gjysmëfinale të Kupës

GS 06/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës pa telashe ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, pasi në çerekfinale eliminoi Valencian.

Në ndeshjen e luajtur të enjten mbrëma në stadiumin “Mestalla”, Barcelona triumfoi me rezultatin e thellë 6:0.

Dilema e fituesit në këtë përballje, mori fund qysh në pjesën e parë, në të cilën Barcelona shënoi katër gola dhe atë tri me anë të Ferran Torresit (3’, 17’, 30’) dhe një tjetër nëpërmjet Fermin Lopezit (23′).

Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe një gol për rezultatin përfundimtar, të cilin e realizoi Lamine Yamal (59’).

Në gjysmëfinale, Barcelona i bashkohet Real Madridit, Real Sociedadit dhe Atletico Madridit, në tentim për ta fituar Kupën e Spanjës.

Shorti për çiftet gjysmëfinale, do të tërhiqet më 12 shkurt, ku ndeshjet e para do të luhen në fund të këtij muaji dhe ato të kthimit në fillim të muajit të ardhshëm.

Teilen: