Thursday, 28. May 2026
Sport

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, angazhon amerikanin Green

GS 07/02/2025 1 Min. Lesezeit

KB Trepça ka përforcuar ekipin me amerikanin Michael Green, të cilin edhe e ka prezantuar të premten në rrjetet sociale.

24-vjeçari Green  luan në pozitën e fundorit dhe vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, duke u paraqitur për Tikveshin.

Amerikani ishte ndër koshashënuesit më të mirë të ligës me mesatare prej 25,1 pikë për ndeshje, 2,7 kërcime dhe 5,3 asistime për lojë.

Ai do të jetë i gatshëm për Trepçën, që ngq ndedhja e radhës në finalen e Kupës së Kosovës, që zhvillohet më 12 shkurt kundër Bashkimit.

Teilen: